Baleti Komëtar i Kosovës po vazhdon me aktivitete atraktive edhe në vitin 2020, kësaj radhe Trupa e Baletit të Kosovës do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar për të gjithë artdashësit dhe fansat e baletit me shfaqjen “Pristine Conditions”.
E punuar me koreografi të Arthur Kuggeleyn “Pristine Conditions”, do të shfaqet të Enjten (16.01.2020) me fillim nga ora 20:00. Për muzikën e kësaj shfaqje është përkujdesur Christian Meyer, për kostumet Shemsi Avdiu, ndërsa i tërë procesi i koreografisë u realizua me ndihmën e asistentëve Teuta Krasniqi dhe Kreshnik Musolli. Baleti Kombëtar i Kosovës përmes një lajmërimi, ka ftuar të gjithë të gjithë artdashësit të shijojnë këtë shfaqje baleti.