Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut do të organizojnë sot (24.12.19) aksion për dhurimin e gjakut. Aksioni do të fillojë në orën 11:30, ndërsa do të zgjasë deri në orën 15:00, në Sallën e Konferencave “Orion”, e cila ndodhet përballë “KINO ABC” në sheshin “Nënë Tereza” të kryeqytetit.
Në një komunikatë për media Oda e Afarizmit të Kosovës, ka bërë të ditur se dhurimi i gjakut bëhet në mënyrë vullnetare dhe ka për qëllim të ju ndihmojë të sëmurëve dhe të lënduarve nëpër spitale.
Tutje, Oda ka ftuar të gjitha bizneset anëtare me stafin e tyre dhe të gjithë ata që kanë vullnet të mirë që t’i bashkohen këtij aksioni dhe të dhurojnë gjak për të gjithë ata që janë të shtrirë në spitale, e që kanë nevojë për një gjë të tillë.