Sonte (23.12.19), duke filluar nga ora 19:00 do të mbahet nata finale e konkursit të poezisë “KultStrofa”. Kjo mbrëmje letrare do të mbahet në “KultPlus Caffe Gallery”, ndërsa organizohet nga media online “Kultplus”, e cila u dedikohet ngjarjeve nga arti dhe kultura.
Organizatorët kanë bërë të ditur se ky është edicioni i tretë i këtij konkursi të poezisë, në të cilin kanë aplikuar atorë të ndryshëm me 181 poezi. Sonte, në natën finale, do të lexohen dhjetë poezi nga autorët e tyre, ndërsa tri nga poezitë që do të zgjidhen si më të mirat, do të shpërblehen. Tutje, organizatorët kanë ftuar të gjithë të interesuarit që t’i bashkohen në këtë event, ku përveç që do të lexohen poezi, do të dëgjohet muzikë e do të kultivohet art, kulturë e letërsi.
Konkursi i Poezisë “KultStrofa” është hapur më 18 nëntor 2019, ndërsa ka qenë i hapur deri me 1 dhjetor 2019.