Në mbështetje të ‘Forumit Global të Refugjatëve’, sot (17.12.19) në qendër të Prishtinës, në sheshin Skënderbe do të organizohet një koncert me muzikë Jazz dhe Bues.
Adhuruesit e këtij zhanri të muzikës, do të kenë mundësi që sot të ndjekin performancën e bendit Blues Band, nga ora 12:00 deri në orën 15:00, me moton ‘Everyone Counts’ (Të gjithë llogariten).
Ngjarja në fjalë është e organizuar nga UNHCR dhe Komuna e Prishtinës në mbështetje të azilkërkuesve dhe refugjatëve.