Radio KFOR është pjesë e forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë – KFOR.
Valët e kësaj radioje filluan të dëgjoheshin që nga vera e vitit 1999, si pjesë e Forcave Britanike në Kosovë, me emrin “Radio Galaxy”.
Në vitin 2000, radio kaloi në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Prishtinë -Film City, me emërin„Radio KFOR“.
Në vitin 2007, radio u nda në dy frekuenca kryesore, shqiptare dhe serbe, duke kontribuar në ndërtimin e shoqërisë së qëndrueshme multietnike.
Formati i radios është „UK Top 40“ që transmeton hitet më të reja nga vendi, rajoni dhe bota. E përveç këngëve, valët e Radio KFOR-it ofrojnë informacione edukative, kulturore, sportive etj.
Gërshetimi i këngëve të reja së bashku me informacione të ndryshme, ofron një kohë të shkëlqyeshme për të gjithë ata dëgjues të cilët janë pranë frekuencave të Radio KFOR-it.
Frekuencat kryesore të radio KFOR-it janë: 90. 2 FM, 96.6, si dhe frekuenca të shumta lokale për pjesë të ndryshme të Kosovës, për shqip: në Prishtinë: 98.2; Gjilan: 104.3; në Prizren, Pejë dhe Gjakovë; 93.4 dhe në Mitrovicë: 100.8, kurse për serbisht: në Prishtinë:105.4; Gjilan:107.7; Prizen: 89.7 dhe në Mitrovicë:103.7.
Përveç transmetimit të drejtpërdrejtë, ofrimi i dëgjuesve me Radio KFOR-in bëhet edhe në mënyra të tjera, si përmes faqes së internetit: www.radiokfor.com; Facebook-ut: Radio KFOR 90.2 Shqip; Instagram: radiokforshqip, si dhe përmes numrit kontaktues: 049 950 950.
Për të patur një ditë të lumtur e me pozitivitet, qëndroni pranë valëve të Radio KFOR-it!