Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim me ekipin e Agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të Kosovës, sot (14 tetor), në Menzën “Ramiz Sadiku”, nga ora 15:00 mbajnë edicionin e katërmbëdhjetë të çmimit për storien më të mirë të gazetarisë mbi varfërinë në Kosovë.
Fituesit, autorë të storieve më të mira do të shpërblehen me nga një çmim prej një mijë Euro për pesë kategoritë, si: video-storia e shkurtër më e mirë, dokumentari më i mirë televiziv, audio-storia më e mirë, storia e shkruar më e mirë dhe fotografia më e mirë.
Sipas organizatorëve, qëllimi i ndarjes së Çmimit të Gazetarisë për Varfërinë është që të promovojë dhe të nisë debat mbi çështjet dhe shkaqet e varfërisë, dhe të ndikojë indirekt në uljen e varfërisë.