Çdo ditë e më shumë potenciali dhe kreativiteti i rinisë së Kosovës po dëshmohet në dimensione të ndryshme, në dobi të komunitetit dhe shoqërisë në përgjithësi.
I tillë është edhe aktiviteti i radhës, i cili mbahet sot (9 tetor), në Qendrën Rinore, në Gjilan, nga ora 14:30, e që realizohet nga “4-H Kosova”.
Për Radio KFOR-in, drejtori ekzekutiv i “4-H Kosova”, Çlirim Sheremeti tregoi më shumë për qëllimin dhe përmbajtjen e programit:
“I ndërtuar plotësisht mbi metodologjinë “Mësimi ndërmjet të bërit”, Changemaker S.K.I.L.L.S. synon që t’i pajis të rinjtë me modele të qëndrimit, qasjes, dhe të menduarit e një individi që mendon ndryshe, e që do të jenë në gjendje të krijojnë zgjidhje dhe të zgjidhin probleme dhe në të njëjtën kohë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten, komunitetin, vendin dhe botën e tyre”.
Programi 6-mujor, i cili ofrohet falas, për të gjithë të rinjtë mbi moshën 15 vjeçare, do trajtojë tema dhe aftësim në fusha si: empatia dhe intelegjenca emocionale, mentaliteti i zhvillimit, modele të lidershipit, Design Thinking, menaxhimi dhe delegimi, promovimi offline/online (social media), ngritja e fondeve dhe prezantimii ideve, etj.
Përmes këtij programi, të rinjtë poashtu do të marrin aftësi praktike të punës në vijë me kërkesat e tregut lokal dhe ndërkombëtar, mundësinë që të udhëtojnë në Finlandë, një raport dhe vlerësim të personalizuar në 5 tipare kyçe të ndryshimtarëve dhe mundësi të tjera që të bëhen 4-H Kosova Alumni.
Ky projekt është financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.