Artistja dhe aktivistja e të drejtave të njeriut Alketa Xhafa Mripa, ka organizuar një takim me qytetarë për të folur rreth veprave të saj artistike dhe artit në përgjithësi. Takimi mbahet sot (26 shtator), në Menzen ‘Ramiz Sadiku’ , duke filluar nga ora 17:00.
Alketa Xhafa Mripa është një artiste dhe aktiviste konceptuale e cila jeton në Londër dhe arti i saj përfshin çështje si historia, kujtesa dhe marrëdhëniet gjinore, përmes instalimit të mediave, pikturës dhe fotografisë.
Disa nga punimet e saj janë të ekspozuara në Muzeun e Chaville në Paris, pastaj në Firence, Beograd, Prishtinë, Lisbonë, Berlin dhe Londër.
Alketa synon që nëpërmes artit dhe aktivizimit të inkurajojë ndërtimin e një shoqërie që është më e vetëdijshme, e drejtë, gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme, duke përdorur potencialin krijues të saj.
Ky takim është përkrahur nga ‘Un Women’ dhe ‘Un Kosovo Team’.