Të shpëtosh një jetë është veprimi më human që mund ta bëni. Shpëtimi i shumë jetërave të njerëzve në Kosovë është misioni i trajnimit të fundit që Policia e Kosovës dhe ‘Këshilli i Sigurisë së Kosovës’ që u mbajt, më 19 shtator, në bashkëpunim me KFOR-in në Stadiumin e Drenasit.
“Ofrimi i ndihmës së parë dhe bartja e të lënduarit me helikopter” është trajnimi, në të cilin morën pjesë 24 zyrtarë policorë nga drejtoritë rajonale, ekipet reaguese dhe njësitë operative të Policisë së Kosovës.
Këta të fundit janë krenarë për bashkëpunimin që kanë në baza ditore me KFOR-in, si përgjegjës për sigurinë në vend. Këtë e thotë edhe zyrtarja policore, Anica Jakovljevic, e cila aktualisht punon në njësinë e reagimit të shpejtë në rajonin e Mitrovicës së veriut, e cila në një intervistë dhënë Radio KFOR-it tregoi se kush përfiton më së shumti nga trajnimi i sotëm:
“Efektet e këtij trajnimi janë reflektuar në krijimin e një sistemi të shpejtë dhe të qartë të komunikimit dhe koordinimit midis institucioneve të sigurisë në Kosovë. Kështu që secili institucion do t’i kryejë detyrat e tij në mënyrë të shpejtë dhe efikase. Sigurisht, Policia e Kosovës dhe anëtarët e KFOR përfitojnë nga ky trajnim, i cili vë në rrezik jetën e tyre. Por edhe qytetarët e Kosovës, të cilët, në një aksident, do t’ju ofrohet ndihma e duhur mjekësore me transport të shpejtë ajror”.
Kapitenia në Degën e Përbashkët Mjekësore të KFOR-it Alisa Gable siguroi të gjithë qytetarët se pas këtij trajnimi ata do të ndihen me të sigurt:
“KFOR-i ka planifikuar dhe trajnuar të gjithë pjesëmarrësit për stërvitjen e sotme. Ekipi mjekësor ka siguruar trajnime se si ta kryejë evakuimin e pacientit me helikopter, duke ofruar trajnime në nëntë linjat që janë të nevojshme për këtë stërvitje. Unë mendoj se të gjithë njerëzit në Kosovë duhet të ndjehen më të sigurt tani që Policia e Kosovës ka qasje në këtë shërbim, me shpresën që në të ardhmen të gjithë njerëzit në Kosovë do të kenë qasje në evakuimin mjekësor”.
Në këtë trajnim pjesëmarrës ishte edhe – zyrtar i lartë në Qendrën e Situatave të Këshillit të Sigurisë së Kosovës Ardian Çuni i cili u shpreh falënderues për këtë mundësi që do të sjellë benifite të shumta për qytetarët e Kosovës:
“Bashkëpunimi i Qendrës së Situatave dhe Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës me KFOR-in është në nivel mjaft të lartë. Ne jemi falënderues për KFOR-in për kontributin e tyre, për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe të pakushte për institucionet e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës dhe poashtu me Policinë e Kosovës e kemi një bashkëpunim shumë të mirë, ashtu siç e parasheh ligji…Populli, qytetarët e Kosovës që të respektojnë rendin dhe ligjin, të bashkëpunojnë me organet e sigurisë dhe t’u besojnë atyre, sepse duke bashkëpunuar me ta, e sigurojmë një të ardhme më të mirë dhe KFOR-i dhe organet e sigurisë së Kosovës janë këtu për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim përkatësie etnike apo bindje të tjera”.
Rreshteri i degës mjekësore të KFOR-it Winnicki, tregoi për rolin e këtij ushtrimi duke theksuar se ky trajnim do të ndihmojë të gjithë njerëzit në Kosovë në rast të nevojave emergjente mjekësore:
“KFOR-i ka rol kryesor në këtë ushtrim, sepse kemi siguruar trajnime dhe burime mjekësore për Policinë e Kosovës dhe Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Është një hap i madh për të ardhmen e Kosovës që të krijojnë qendrën tyre të operimit me helikopterë, për të ofruar kujdes emergjent për njerëzit në Kosovë. Këshilli i Sigurisë së Kosovës është partner i rëndësishëm sepse do të koordinojë dhe shpërndajë helikopterët e urgjencës. Të dy palët, Policia e Kosovës dhe Këshilli i Sigurisë së Kosovës janë shumë të gatshëm që të punojnë me njëri – tjetrin, duke përdorur burimet mjekësore që KFOR-i ua siguron atyre, për të shpëtuar jetëra”.
Përveç zyrtarëve policorë, të cilët janë trajnuar nga KFOR-i për ofrimin e këtij shërbimi, nga trajnimi i sotëm, përfitues do të jenë edhe qytetarët, të cilëve nga tani e tutje Policia e Kosovës do t’u ofrojë transportin ajror në rastet e emergjente të lëndimeve serioze.