Janë mësuar edhe çiftet e gjysmë –finalistëve në “Kina 2019”, ku gjatë ndeshjeve paraprake ka pasur momente mjaft dramatike dhe spektakulare.
Shtetet e Bashkuara te Amerikës pësuan humbje nga Franca, kurse në takimin e radhës ,Australia siguroi plasmanin tutje, duke mposhtur Çekinë.
Çiftet e gjysmë –finaliste në “Kina 2019” janë: Spanja – Australia dhe Argjentina – Franca.
Takimet e gjysmë-finales do të zhvillohen të premten (13 shtator), kurse finalja dhe ndeshja për pozitën e tretë do të zhvillohen të dielën (15 shtator).