Nesër (5 shtator) do të organizohet “Mbrëmja e Astronomisë” në Prishtinë.
Ky event do të fillojë në orën 20:00, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të vëzhgojnë hënën, planetet dhe yjet me teleskop.
Pas vëzhgimit të hënës, planeteve e yjeve, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shikojnë të gjithë së bashku një film rreth astronomisë.
Organizatorët kanë paralajmëruar edhe aktivitete të tjera gjatë mbrëmjes së nesërme.
“Mbrëmja e Astronomisë” organizohet nga Klubi i Astronomisë në Kosovë, Grupi “Under One Sky” si dhe “Mia Park – Prishtina”.
“Under One Sky” është një iniciativë rinore që ka për qëllim shpërndarjen e njohurive të shkencës dhe astronomisë si dhe përfshirjen e të gjitha komuniteteve në Kosovë ndërmjet socializimit dhe bashkëpunimit ndëretnik që ndërlidhen me shkencën dhe kulturën e astronomisë.