Nesër, (04.09.19) me fillim nga ora 10:00, studentët e ‘Universitetit të Cyrihut- Departamenti i Arteve’ , do t’i bashkohen qendrës ‘Termokiss’, të cilët se bashku me pjesëmarrësit e tjerë do të eksplorojnë dy dimensione: Si reflekton Prishtina me të tashmen e saj, në temën e të përbashkëtës ose publikes dhe si do ta mirëpresë Prishtina edicionin e 14-të të bienales nomade evropiane – “Manifesta 2022”.
Organizatorët kanë infomuar se me këtë rast, do të realizohet një shëtitje në tre lokacione ku gjatë ecjes i pranishëm do të jetë edhe organizatori i ‘Prishina Mon Amour”, Tobias Bienz i cili do të tregojë për projektet që janë realizuar për revitalizimin e hapësirave të cilat do të vizitohen.
Të panishmit gjithashtu do të kenë mundësi që të dëgjojnë edhe arkitekten Eliza Hoxha e cila do të shpalosë historinë e këtyre hapësirave dhe gjendjen e tyre të tanishme.
Ecja do të fillojë nga ora 10:00, kurse vendtakimi fillestar do të jetë tek ‘New Born’ në Prishtinë.