Në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021, përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot (3 shtator), në orën 17:00, do të luajë ndeshjen e dytë kundër Sllovenisë.
Përfaqësuesja e Kosovës i ka përfunduar të gjitha stërvitjet me sukses, e natyrisht se përballja ndaj slloveneve do të jetë e vështirë.
Atmosfera në kampin e Dardaneve është shumë e mirë, derisa pas fitores së arritur kundër Turqisë (2:0), optimizmi për rezultat pozitiv është shumë i madh.
Skuadra e Afërdita Fazlijajt do të shpresojë t’i marrë tri pikë në këtë takim, mirëpo edhe një pikë do të ishte e kënaqshme.