Hapësira mësimore “Bonevet”, e cila shërben për të inkurajuar fëmijët që të zbulojnë aftësitë e tyre dhe t’i zhvillojnë me pasion dhe dashuri ato, sot (3 shtator), në sheshin “Ali Podrimja”, në Gjakovë, feston ditëlindjen e tij të 5-të.
Ngjarja zhvillohet në ora 17: 30, me ç ‘rast themeluesi i BONEVET, z. Vllaznim Xhiha do të flas rreth zanafillës dhe historikut të krijimit të kësaj qendre, sfidave dhe arritjeve të saj.
Nga ora 17:30-18:00, do të bëhet “Zbulimi i arritjes së fundit të krijuesve BONEVET”, ndërsa në ora 18:00, të gjithë të pranishmit do të kenë mundësi që të argëtohen nën tinguj të muzikës dhe të shijojnë ushqimet e servuara për ta.
Vlen nënvizuar se nga kjo qendër kanë përfituar fëmijë e të rinj nga e gjithë Kosova, të cilët përmes zhvillimit të mendimit kritik dhe imagjinar, kanë zhvilluar edhe më shumë ambiciet e tyre për jetën profesionale që i pret në të ardhmen.