Festivali tradicional i vjeljes së rrushit ‘Hardh Fest’ që mbahet në Rahovec, këtë vit do të mbajë edicionin e 5-të, që do të filloj me 16 korrik të këtij viti dhe do të vazhdoj deri me 18 gusht 2019.
Në kuadër të lansimit të sloganit të ri për këtë vit, organizatorët në shenjë falenderimi për të gjitha ata që besuan në idenë e themelimit të këtij festivali, kanë vendosur të ngrejnë një dolli për të ardhmen e festivalit tashmë të njohur ndërkombëtarisht me sloganin ‘Një got’për mot’.
Në konferencën e hapjes së festivalit që është mbajtur dje (14.07.19) u prezantuan edhe disa aktivitete të reja që do të mbahen sivjet, siç janë ‘Be Hardh Fest’, ‘Hardh Eks’ dhe aktivitete të tjera me surpriza të shumta.