‘Prishtina Gastronomy Festival’ synon të promovojë gastronominë shqiptare duke promovuar kuzhinën shqiptare dhe traditat kulturore.
Mesazhi që përcjell ky festival është se ‘Gjyshërit tanë treguan dashurinë e tyre për ne përmes pjatave që shërbenin në tryezë. Le ta përhapim edhe ne këtë dashuri nëpër botë!” Ky festival do të zhvillohet me datat 13 dhe 14 korrik 2019 në Prishtinë në sheshin “Zahir Pajaziti”. Gjatë dy ditëve do të ketë simpoziume, punëtori, kënde restoranti, panairi i tregtisë me produkte ushqimore dhe pije nga shitësit locale; seksioni organik ku do të prezantohet produkti organik, lojërat dhe muzika.
Festivali do të jetë një takim vjetor për kompanitë, kuzhinierët, pronarët e restoranteve, historianët, antropologët dhe vetë adhuruesit e ushqimit.