Festivali i Artit në Hapësirë Publike-Hapu, po vazhdon me aktivitete të shumta artistike të cilat po shtrihen në Prishtinë e Fushë Kosovë. Zyrtarja për komunikim nga “Hapu”, Daniela Markaj, në një intervistë për Radio KFOR-in, ka shpalosur programin e ditës së dytë dhe të tretë të festivalit në fjalë:
“Në ditën e dytë të festivalit kemi performancën ‘Ode of Life’ nga Donika Rudi, që është duke u paraqitur për herë të parë në Kosovë dhe do të mbahet tek Grandi.Poashtu në natën e dytë në sheshin ‘Skenderbeu’ kemi edhe reprizën e shfaqjes së natës së parë ‘Face Nord’ nga ‘Un loup pour l’homme’, nga ora 21:00. Nesër me datën 13 korrik, e kemi një performancë tjetër që vjen nga bashkëpunimi i aktorëve të Kosovës me akrobatët e Francës, të cilët kanë ardhur këtu dhe kanë mbajtur një trajnim me aktorët e Kosovës për të ndarë bashkë shkathtësi të cirkut, që do të mbahet në sheshin ‘Skenderbeu’, prej orës 20:00”.
Krahas performancave të shumta, në edicionin e 5-të, të festivalit ‘HAPU’ ka edhe debate me artistë:
“Këtë vit kemi edhe diskutimet me artistë të cilat i ka organizu ‘Teatri Oda’ në bashkëpunim me ‘Fondacionin Shtatëmbëdhjetë’ dhe secili diskutim me artistë dhe njerëz që ju intereson me ditë më shumë rreth performancave dhe rreth mënyrës dhe rrugëtimit të tyre, mund të marrin pjesë në debatet me artistë, që mbahen në ‘Fondacionin Shtatëmbëdhjetë”, tha zyrtarja për komunikim nga “Hapu”, Daniela Markaj.
Programin e ‘Festivalit të Artit në Hapësirë Publike-Hapu’, mund ta gjeni edhe në vegzën: http://www.hapu.me/?fbclid=IwAR0EAQSgL5SQpMBBL8u-_dHwDo4j7kUS_N0hIUGP-V_Vyx7sGyDFVOpiKDw