‘Prishtina International Vocal Festival’ sot (02.08.18) fillon edicionin e parë, si i vetmi festival që i dedikohet vetëm muzikës vokale.
Në njoftim thuhet se tri veprat fituese, përveç interpretimit që do të bëhet nga Kori i Filharmonisë së Kosovës në koncertin përmbyllës të Festivalit, më datën 07.10.2018 në Prishtinë, ato edhe do të botohen në ‘Attacca Edition’.
Festivali në fjalë do të ketë prioritet promovimin e muzikës vokale në vendin tonë, e në veçanti të nxisë kompozitorët e rinj kosovar për të krijuar muzikë vokale.