Hapësira e ideve dhe debateve sfiduese mbi politikën, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën. “Sbunker” organizon punëtorinë mbi dokumentimin e çështjeve ambientale në qytetet kosovare me anë të fotografisë, përmes fotografit të njohur Arian Mavriqi. Kjo punëtorido të zhvillohet më 7 gusht, në ora 15:00, në Prishtinë.
Përmes këtij eventi, do të mësohen disa prej shkathtësive dhe elementeve bazë për fotografimin me kauzë mjedisore dhe mënyrat e pafundme se si ndërlidhen këto dyja bashkë.
Të gjithë të interesuarit për fotografinë, kanë mundësi të mësojnë rreth instrumentalizimit të fotografisë për dokumentimin e florës dhe faunës dhe se si ato ndikohen nga problemet ambientale të shkaktuara nga faktori njeri.
Vlen përmendur që Klubi EcoArt mbështetet nga Sbunker përmes projektit të financuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), e menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).