Kori dhe orkestra e ‘Filharmonisë së Kosovës’, po bën përgatitjet e fundit për koncertin e radhës që do të mbahet nesër (26.06.19) në sheshin ‘Skëndërbe’, në Prishtinë duke filluar nga ora 20:00.
‘Simfonia nr.9’ e kompozitorit dhe pianistit të famshëm Ludwig van Beethoven, do të dëgjohet nën tingujt e orkestrës së ‘Filharmonisë së Kosovës’, nën dirigjimin e të famshit Toshio Yanagisawa i cili vjen nga Japonia për këtë koncert, ndërkaq sopranoja Arta Jashari, alto Vikena Kamenica dhe tenori Liridon Sadriu do të paraqiten si solistë.
Koncerti është përkrahur nga ‘Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit’, ‘Komuna e Prishtinës’ dhe sposor medial është Kohavision. Hyrja për këtë koncert është në ambient të hapur për të gjithë adhuruesit e muzikës klasike.