Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), nesër (26.06.19), në sallën e konferencave, në hapësirat e Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës (ish Instituti i Historisë), do të mbajë një aktivitet ku do të shpaloset një hulumtim i realizuar nga kjo organizatë.
Ky hulumtim përfshinë të dhënat e shpenzimeve të studentëve të Universitetit të Prishtinës, mënyrat se si ata i menaxhojnë të ardhurat e tyre, burimet e të ardhurave, etj.
Ky hulumim poashtu pasqyron harxhimet që stundetët bëjnë përgjatë një muaji, harxhimet që bëjnë studentët që janë banorë të përhershëm të Prishtinës, ata që udhëtojnë çdo ditë, ata që banojnë me qera dhe studentët që banojnë në konvikte.
ORCA është një organizatë e shoqërisë civile me bazë në Prishtinë, puna e së cilës përqendrohet parësisht në mbikëqyrjen, analizimin dhe reagimin ndaj proceseve akademike në arsimin e lartë në Kosovë.