Kino Armata në Prishtinë ka vazhduar me shfaqjen e filmave të cilët vijnë nga vende të ndryshme. Nga sot (25.06.19), duke filluar nga ora 20:00 do të shfaqen filma nga regjisorë francez, nga seria ‘Gavras 101’, me regji të Costa-Gavras dhe do të shfaqen çdo natë, deri me 28 qershor të këtij viti. Costa Gavras është një regjisor i njohur francez, i cili është i shquar për filmat e tij që paraqesin raste të ndërlikuara të politikës botërore.
Këta filma, do të shfaqen në bashkëpunim me ‘Alliance Française de Pristina’, ‘Ambasadën e Francës’ në Kosovë dhe ‘IF Cinema’. Të gjithë filmat që do të shfaqen, janë në gjuhën franceze me titra anglisht dhe hyrja është falas.