Vazhdon cikli i bisedave me të ftuar, të fushave të ndryshme, të cilët shpalosin punën dhe karrierën e tyre, në kuadër të projektit “Pikëpamja”, që do të mbahet sot (21.06.19), në Qendrën e Rinisë, në Mitrovicë.
Do të jetë themeluesja e ndërmarrjes “3DX”, Eglantina Avdiu, ajo e cila do të ndajë me të ftuarit përvojën e saj nga puna që ajo bën, për të sjell ndryshime pozitive në shoqëri duke kombinuar dashurinë për artin dhe aktivizmin. Qëllimi i kësaj ndërmarrjeje është fuqizimi i njerëzve me sindromin Down, duke përfshirë krijimin e modeleve të ndryshme përmes teknologjisë së printimit 3D. Eglantina do ndajë shembuj se si secili njeri mund të kontribuojë për të mirën e komunitetit.