Nxënësit e Gjimnazit ‘Xhevdet Doda’ në Prishtinë, para disa vitesh kanë publikuar filmin ‘Përtej Vijave’, një film që flet për bullizmin dhe ngacmimet që ndodhin në shkollë, duke u bazuar në ngjarje të vërteta nga histori të ndryshme të nxënësve, të cilët kanë përjetuar bullizëm në shkollë.
Me datën 24 qershor të këtij viti, ky film do të shfaqet për të gjithë nxënësit e shkollave në Mitrovicë duke filluar nga ora 15:00 në Bibliotekën e qytetit organizuar nga organizata ‘Kosovar Youth Center’ në Prishtinë. Po ashtu pas shfaqjes së filmit do të diskuohet mbi ngacmimet në ambientet e shkollës dhe zgjidhjet e mundshme për këtë problem. Në linkun e më poshtëm mund ta shikoni këtë film të punuar nga studentët e kësaj shkolle: