Organizuar nga organizata joqeveritare “Kosova Women’s Network”, me datat 14 dhe 15 qershor në Prishtinë, do të hapet ekspozita me titull “ Dhuna nuk fshehet mrena mureve”.
Kjo ekspozitë shpalosë disa prej tregimeve të vërteta të grave dhe burrave që kanë përjetuar dhunë në familje, të mbledhura nga Rrjeti i Grave të Kosovës. Gjithashtu, na informon se çka ofrojnë institucionet, ku mund të mbështetemi, të kërkojmë ndihmë, drejtësi dhe ku mund të sigurojmë pavarësi ekonomike.
Organizatorët ftojnë të gjithë, të marrin guximin, të parakalojnë brenda këtyre mureve, këtij labirinthi, në këtë ekspozitë ku edhe ju mund të ndjeheni njësoj si 68 % e grave që kanë përjetuar dhunë në familje, në Kosovë.
Kjo ekspozitë përkrahet nga Bashkimi Evropian përmes UN Women, Agjencioni Austriak për Zhvillim, TOML si dhe nga disa biznese dhe vullnetarë të ndryshëm.