Në teatrin ‘Adriana’ në qyetetin e Ferizajit, këtë të premte (14.06.19), nga ora 11:00, do të shfaqet premiera e shfaqjes ‘Beli, Blerta dhe Balena Blu’. Kjo shfaqje ka autor dhe regjisor Burim Baftiun, ndërsa në të luajnë aktorët Safete Mustafa dhe Gëzim Bucolli. Kjo shfaqje bazohet në tregime dhe rrëfime nga përvoja të ndryshme të fëmijëve dhe flet për varësinë e fëmijëve në lojëra elektronike, mirëpo qëllimi i shfaqjes është që të vetëdijësoj fëmijët për rrezikun që sjellin këto lojëra elektronike.
‘Balena Blu’ njihet si një lojë eletronike e krijuar viteve të fundit që solli edhe pasoja fatale për fëmijët në vende të ndryshme të botës, të cilët kanë luajtur këtë lojë të rrezikshme.