Organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), sot (07.06.19) në Prishtinë, është hapur ‘Panairi i Vetëpunësimit 2019’, në të cilin po marrin pjesë mbi 100 biznese të reja nga Kosova. Siç pohuan përfaqësuesit nga Ministria përkatëse, një organizim i tillë, i shërben jashtëzakonisht shumë individëve punë kërkues në krijimin e bizneseve të tyre.
Ata thonë që përmes organizimit të këtij panairi, është arritur që të kontribohet në punësim të shumë punë kërkuesve, të cilët vitin e kaluar ishin regjistruar në këtë Ministri dhe sot po shihen frutet e bizneseve të tyre. Panairi është duke u mbajtur në Sheshin “Nëna Tereza” dhe do të jetë i hapur deri në orën 18:00.