Këtë të shtunë (8 qershori) teatri “Dodona”, do të sjell shfaqjen me kukulla për fëmijë “Princeshat Dhe Dragoi”, e cila vjen në dy termine, nga ora 12:00 dhe 13:00.
Lidhur me këtë shfaqje Radio KFOR-i kontaktoi me menaxherin e teatrit “Dodona”, Valdet Rama i cili tregoi që shfaqja në fjalë, do të jepet në këtë teatër deri në javën e fundit të muajit qershor: “Dhënia e shfaqjeve çdo të shtunë, tashmë është një standard i teatrit “Dodona”. Tashmë e dijnë të gjithë qytetarët që dy terminet, ora 12:00 dhe 13:00 të shtunave, janë të rezervuara për shfaqje të ndryshme për fëmijë. Për të njëjtat shfaqje ne i lajmërojmë qytetarët edhe përmes rrjeteve sociale, ku gjithashtu të gjithë mund të gjejnë edhe informatën e duhur se për cilat mosha jepen këto shfaqje”.
Ndryshe, shfaqja “Princeshat dhe Dragoi” është e dedikuar për fëmijët e moshave mbi 3 vjeç dhe vjen në regjinë e Melihate Qenës, ndërsa për skenonagrafi janë përkujdesur Petrit Bakalli dhe Violeta Ajazi Bojaj, ndërsa për muzikë Veton Osmani.