Këtë vikend me datën 2 qershor, në ‘Amfiteatrin e Shtëpisë së Rinisë’ në Gjilan, nga ora 09:30, në praninë e ekipit të qendrës për art bashkëkohorë “Varg e Vi”, kuratores Maureen Bachaus dhe film bërësit Sam Christie, do të filloj festivali i parë në Kosovë me projekte të veçanta artistike.
Tetë video-artistë ndërkombëtarë do të prezantohen përgjatë dy muajve, ku për çdo javë do të jetë prezantimi i veprave të një video-artisti dhe zhvillimi i bashkëbisedimit me të. Video-artet do të shfaqen në hapësirat publike të qytetit të Gjilanit. Të pranishmit do të jenë në gjendje të absorbojnë video-artin dhe më pas ta lidhin atë me jetën e tyre personale dhe shoqërinë e tyre. Për më shumë informacione rreth aktiviteteteve në fjalë, ju mund ta vizitoni këtë adresë elektronike: www.vargevi.com