Organizata joqeveritare ‘Free Libre Open Source Software Kosova’ (FLOSSK), do të mbaj prezantimin mbi projektin “Internet of Things Show & Tell”, që do të mbahet nesër (29.05.19), në ambientin e Prishtina Hackerspace.
Ky projekt trajton Smart Farm, Smart Home, Elektronikë në shkolla, përdoret për të prezantuar arritje si dhe është mundësi e mirë për ata që kanë interesim në këtë fushë. Përmes këtij projekti, pjesëmarrësit do të kenë poashtu mundësi që të shkëmbejnë përvoja dhe të vënë kontakte. Ky projekt financohet nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.