Organizuar nga ‘Prizren Youth Power’ dhe ‘Peer Educators Network’, më 03 maj, në ora 17:00, në Prizren, me panelistë të profesioneve të ndryshme, do të diskutohet rreth “Diskriminimit racor dhe gjinor në punësim”, me theks të veçantë në komunën e Prizrenit
Debati do të pasohet me shfaqjen e filmit “Hidden Figures”, i cili poashtu trajton temën në fjalë, pas të cilit do të ketë hapsirë për komentim. Filmi bazohet në ngjarjen e vërtetë të punëtoreve gra, pas realizimit të misionit të NASA-s në hapsirë.
Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).