GIZ (Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar), KDWV (Shoqata Ekonomike Kosovare-Gjermane) dhe FES (Friedrich-Ebert-Stiftung), me datën 2 maj, në Institutin Historik të Universitetit të Prishtinës, në ora 12:00, do të organizojnë konferencën me temën: “Arsimi profesional dhe orientimi profesional janë politika ekonomike”.
A kanë interesim dhe motiv rinia që të zgjedhin arsimin profesional për karrierë dhe jo domosdoshmërisht të studiojnë, për të kryer sërish punë e cila do të ishte e mundimshme të kryhet edhe me arsimim profesional? Këto dhe aspekte të tjera, duke u krahasuar edhe nga perspektiva dhe përvoja gjermane do të diskutohen në këtë konferencë. Këtë e tha për Radio KFOR-in edhe Koordinatorja e këtij projekti, Mevlyde Hyseni, e cila poashtu shtoi:
“Bashkërisht me përfaqësues të institucioneve relavante në Kosovë, me ekspertë kombetarë dhe ndërkombëtarë të arsimit profesional dhe me Kryeministrin e vendit, do të diskutojmë për rëndësinë e arsimit profesional dhe orientimit në karrierë”, tha për Radio KFOR-in, znj. Hyseni.
Mevlydja u bëri thirrje të gjithë të interesuarve që t’i bashkohen kësaj konference, meqenëse, sipas saj, pjesëmarrja aty do të jetë pasurimi i debatit mbi këtë temë të rëndësishme.