Data e sotme 30 prill, njihet tamshmë botërisht edhe si ‘Dita e Muzikës Xhaz’. E themeluar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESKO-s në 2011-ën, me iniciativën e ambasadorit të vullnetit të mirë të UNESKO-s, Herbie Hancock dhe e njohur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si ‘Dita Ndërkombëtare e Xhazit’, bashkon vendet dhe komunitete në mbarë botën çdo 30 prill, për të festuar artin e xhazit rolin në nxitjen e dialogut, luftimin e diskriminimit dhe promovimin e dinjitetit njerëzor. Ashtu si në vitet e mëparshme, shumica e aktiviteteve partnere të ‘Ditës Ndërkombëtare të Xhazit’, do të përqendrohen në edukimin dhe ndikimin e komunitetit, duke përfituar miliona studentë, akademik, muzikantë profesionistë dhe të dashuruar në muzikë.
Edhe në Prishtinë kjo ditë përcillet me aktivitet si ‘Jam Session’, organizuar nga “Gesundheit Quartet” i cili është organizuar në Hamam Jazz Bar në Prishtinë, ku mysafir special do të jetë edhe muzicienti dhe njëherazi profesor, Ilir Bajri. Aktiviteti në fjalë fillon në ora 20:00.