Nesër dhe pasnesër (24 dhe 25 prill), Oda Ekonomike e Kosovës organizon “Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar Prishtina 2019”, i cili do të mbahet në Qendrën e Panaireve, në fshatin Bërnicë afër Prishtinës, në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.
Panairi i lartpërmendur, është një manifestim tradicional ndërkombëtar në të cilin marrin pjesë ndërmarrjet nga Kosova, rajoni dhe më gjerë dhe do të mbahet në një hapësirë prej 6.000 m2.