Tabloidi i njohur ‘Billboard’ i ka dedikuar një artikull të posaçëm artisteve me origjinë shqiptare, Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e Ava Max, të cilat për momentin e kanë pushtuar industrinë muzikore botërore. Ky artikull nis me citatin e Bebe Rexhës, shkëputur nga koha kur ajo dhe Dua Lipa ishin të nominuara për Grammy .
“Për të gjitha vajzat shqiptare dhe vajzat rreth botës, çdo gjë është e mundur, kështu që ndiqni ëndrrat tuaja”, artikull vazhdon me ftesën publike që Bebe ia kishte bërë këngëtareve tjera, Ritës, Duas dhe Ava Max, të cilat me dashmairësinë më të madhe i janë përgjigjur ftesës së saj.
Se a do të realizohet ky bashkëpunim i mirëpritur nga fansat e 4 artisteve përkatëse, të cilat do të ishin një version i ri i këngës “Lady Marmalade”, neve na mbetet të shohim gjatë muajve në vijim.