‘Panairi EXPOKOS’, i njohur si “Porta e Ballkanit”, e cila është ngjarja më e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, që i dedikohet ndërtimit, energjetikës, teknologjisë dhe patundshmërisë, do të përmbyllet sot, më 18 prill.
Ky Panair është destinacioni juaj ideal për tu bashkuar me klient potencial nga të gjithat fushat e ndërtimit, energjisë dhe teknologjisë nga vendi dhe rajoni.
Panairi Ndërkombëtar EXPOKOS, është panair i certifikuar nga Asociacioni Botëror i Industrisë së Panaireve – UFI me seli në Francë.
Me mbi 16.000 pjesëmarrës deri më tani, EKSPOKOS-i, si panair është bërë vendtakim i rëndësishëm për Ballkanin ku takohen bizneset të cilat janë të vendosura në Ballkan dhe ato të cilat e synojnë tregun e Ballkanit.
Theksojmë seky panair si një ngjarje e veçantë, është e pasuruar me aktivitete të shumta, konferenca me fokus në ndërmarrjet e Ballkanit Perëndimor, duke garantuar kështu një tërheqje të madhe të vizitorëve.