Zyrtarë të “Lumbardhit” (Kino Bahçeja) në Prizren, njoftojnë se artisjta amerikane Chrysta Bell, do të ndalet në Prizren për të luajtur muzikën e saj, në kuadër të turneut të saj botëror ‘Feels Like Love 2019’.
Këngëtarja dhe kompozitorja amerikane, Chrysta Bell njihet gjerësisht për bashkëpunimin e saj me regjisorin David Lynch, për elemente dinamike teatrale dhe një stil unik të muzikës. Ajo po ashtu ka luajtur edhe në serialin televiziv shumë të njohur “Twin Peaks”. Blerta Kosova do të hap këtë mbrëmje, me muzikën e saj të veçantë eksperimentale elektronike me ritme intensive dhe sentimentale akustike.
Festivali do të mbahet të premten, 19 prill, prej orës 21:00, te Lumbardhi apo Kino Bahçeja.