Organizata Joqeveritare “Dua”, do të sjell në teatrin Dodona shfaqjen të cilën edhe e ka realizuar në koproduksion me teatrin në fjalë “Të martuarit e lumtur”, të mërkurën (10.04.19), duke filluar nga ora 19:30.
Fabula e kësaj shfaqje bënë fjalë për një çift, një mjek dhe një infermiere, të cilët kanë klinikë gjinekologjike private, në të cilën nganjëherë kryejnë edhe aborte ilegale.
Mirëpo, telashet për çiftin fillojnë gjatë komplikimit të një aborti. Autor i shfaqjes “Të martuarit e lumtur”, është Pashtrik Brahaj, me regji të Zana Durakut, ndërsa shfajqa në fjalë përbëhet nga kjo kastë aktorësh: Rabije Kryeziu, Armend Ballazhi, Njomza Tmava, Mirgita Lushtaku, Rita Mustafa dhe Jora Dajçi.