“Mbështetja psikosociale nga komuniteti dhe roli i Institucioneve” është tryeza e diskutimit që OJQ “Zana” organizon në Sallën e Konferencave – Kati i 3të, Komuna e Klinës, sot më 2 prill, nga ora 11:00 dhe përkrahet nga bizneset klinase.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër aktiviteteve me rastin e ‘Ditës Ndërkombëtare të Autizmit’, ku në fokus ka fëmijët që janë të prekur nga autizmi dhe çrregullime tjera që trajtohen në Qendrën e Kujdesit Ditor Zana, në Klinë.
Të interesuarit duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre deri me 29 mars, në email adresën: info@ngo-zana.org ose përmes telefonit, 044-406-812.