Më 14 Prill në qytetin e Pejës oragnizohet mini maratona ‘N’Vrap me Çikat’. Kjo maratonë organizohet nga “U Act“, grup ky i vullnetarëve nga Komuna e Pejës që janë të angazhuar në kuadër të projektit “Social Act”, i cili implementohet nga organizata PEN, e që për qëllim ka gjithë përfshirjen sociale dhe barazinë gjinore.
Qëllimi kryesorë i kësaj maratone është fuqizimi i gruas për pjesëmarrje më masive në aktivitete sportive dhe promovimi i gjithë përfshirjes sociale e gjinore. Mesazhi i kësaj mini maratone është se, sporti nuk ka gjini dhe ky mesazh, synohet që në këtë mënyrë të shpërndahet në të gjithë Kosovën. Kjo mini maratonë do të mbahet në qendrën e qytetit të Pejës me datë 14.04.2019, me fillim prej orës 11:00 dhe do të përshkoj një distance prej 5 kilometrave. Pjesëmarrëse do të jetë edhe olimpistja Kosovare, Gresa Bakraqi dhe shumë personalitete tjera.