Gara e diturisë “Universiada 2019”, organizuar nga Shkolla Fillore dhe e Mesme “Universum” në Ferizaj, ka për qëllim promovimin e nxënësve më të mirë në Kosovë si dhe ofrimin e mundësisë së shkollimit përmes Bursave të plota. Në këtë garë mund të marrin pjesë të gjithë nxënësit e klasave të V,VI, VII, VIII dhe IX nga shkollat e Komunës së Ferizajt, Kaçanikut, Vitisë dhe Shtimes.
Gara e diturisë mbahet më 28 dhe 29 mars, në Kampusin e Kolegjit “Universum” në Ferizaj, Rruga “Haki Stërmilli” Nr, 1.