Në vazhdën e zbatimit të shumë projekteve multiketnike ‘Festivali i Filmit të Animuar-ANIBAR’, sot (29.03.19) është duke e mbajtur edhe ditën e fundit të punëtorisë “Veshja tradicionale e Kosovës : Lidhja me të kaluarën”.
Koordinatorja e projekteve dhe eventeve në Anibar, Arlinda Kastrati, tregoi për Radio KFOR-in ecurinë e punëtorisë: “Punëtoria ka filluar që nga 25 marsi dhe përufundon sot më 29 mars. Pjesëmarrësit kanë bërë një punë jashtëzakonisht të mirë, ku kanë prezantuar veshjet e enticiteteve në Kosovë, ndërsa ne planifikojmë që ditëve në vazhdim të lansojmë edhe një përmbledhje të kësaj ngjarjeje përmes një video me xhirimet e ditëve të punërorisë”.
Kjo punëtori vjen pasi veshjet tradicionale janë pjesë e rëndësishme e kulturës historike. Veshja tradicionale ofron një lidhje me të kaluarën tonë të përbashkët.