Duke pasur nevojën për të nxitur përpjekjet për të trajtuar çështjet si varfërinë, përjashtimin social dhe ekonomik si dhe papunësinë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka vendosur që në nëntor të vitit 2007, datën 20 shkurt, ta njoh si ‘Ditë Botërore të Drejtësisë Sociale’.
Shumë organizata, përfshirë OKB-në (Organziata e Kombeve Te Bashkuara) dhe Zyrën Ndërkombëtare të Punës, kanë bërë deklarata mbi rëndësinë e drejtësisë sociale për njerëzit dhe gjithashtu paraqesin plane për një drejtësi më të madhe sociale duke luftuar varfërinë, përjashtimin social dhe ekonomik si dhe papunësinë.
Për të shënuar këtë ditë, sindikatat ftohen që të punojnë dhe të bëjnë më shumë për të gjithë në ‘Ditën Botërore të Drejtësisë Sociale’.