Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”, i cili ka për qëllim nxitjen e ndryshimeve pozitive në shoqëri përmes mundësimit të vitalitetit kulturor dhe kreativitetit, sot (20.02.19) duke filluar nga ora 19:00, në zyret e saj, organizon një aktivitet interesant, ku drejtoresha ekzekutive e “Open Data Kosovo” dhe njëherazi themeluesja e “Girls Coding Kosova”, Blerta Thaçi do të tregoj për nismat, sukseset dhe storiet inspiruese që lidhen me punën e saj.
Qëllimi i këtij aktiviteti është kontributi në kauzat publike dhe ndihmesa e rinisë së Kosovës, sidomos vajzat, që të ndërtojnë kapacitetet e veta në industrinë e teknologjisë.