DokuFest fton nxënësit e komuniteteve të ndryshme që të aplikojnë për kampin pranveror i cili do të mbahet në vikendin e fundit të muajit mars, i udhëhequr nga ekspertët vendor dhe ndërkombëtar.
Të interesuarit duhet të jenë nxënës të shkollave të mesme dhe të kenë aftësi komunikimi në gjuhën angleze edhe pse aplikimet mund t’i gjejnë në gjuhen shqipe, turke dhe boshnjake, të cilat janë të hapura deri 10 mars.
Deri më tani 6 gjenerata të nxënësve kanë kaluar nëpër shkollën e filmit dokumentar dhe që nga viti 2013 janë prodhuar mbi 36 filma të shkurtë dokumentar, që trajtojnë tema të ndryshme shoqërore.