Në qendrën ‘Termokis’ në Prishtinë nesër (25.01.19) duke filluar nga ora 17:00 do të mbahet një diskutim mbi astronominë, në kuadër të klubit të shkencave ekzakte.
Themeluesja e organizatës ‘Astronomy Outreach of Kosovo’ Pranvera Hyseni, do të jetë e ftuar në cilësinë e ligjërueses e cila do flas mbi shkencën e astronomisë.
Ligjërata e Pranverës do të mbështetet në veprimtarinë shkencore të realizuar gjatë dekadës së fundit në fushën e Astronomisë si dhe teori e zbulime nga më të ndryshmet, të cilat do të shtjellohen me pjesëmarrësit pas ligjëratës.
Qendra ‘Termokis’ është e hapur për të gjithë të interesuarit për këtë ligjeratë, duke inkurajuar të rinjtë të përfshihen në aktivitete të ndryshme që organizon kjo qendër.