Ditë më parë studenti i nivelit master në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, në UBT, Benart Shala kërkoi mbështetjen e dëgjuesve të Radio KFOR-it për tu përzgjedhur në mesin e 100 arkitektëve të rinj nga e mbarë bota, në garën e organizuar nga “Future Architecture Platform”, në Slloveni. “Personalisht dua t’i falënderoj gjithë dëgjuesit e Raido KFOR-it, ku falë votave të tyre e shumë votave të tjera unë arrita që t’i marr 1201 vota, numër i duhur për të hyrë në garë me arkitektë të tjerë nga e gjithë bota”, tha Benart Shala.
Projekt i Benartit është “Architecture through butterfly effect” dhe ka të bëjë me arkitekturën e muzeve të së ardhmes. Stafi i Radio KFOR-i i uron suksese Benartit dhe studentëve të tjerë nga Kosova, të cilët garojnë me projekte të ndryshme nëpër botë.