Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, sonte (17.12.18) nga ora 20:00 do të shfaqet premiera “ Destur blasfemi e ëmbël”, një storie që flet për poetin e famshëm Rumin. Kjo shfaqje vjen në përpunimin e regjisores Zana Hoxha Krasniqi, e cila në një intervistë për Radio KFOR-in tregoi se këtë shfaqje e ka punuar me shumë përkushtim e dashuri:
“Shfaqja ‘Destur blasfemi e ëmbël’, është një shfaqje që përmban dy tekste njëra e shkruar nga Musa Ramadani me veprën ‘Destur blesfemi e ëmbël’, ndërsa tjetra nga Elif Shafak me veprën ‘Dyzet rregullat e dashurisë’. Është një tekst që përcjell mesazhet universale të dashurisë, solidaritetit, tolerancës, spiritualitetit, e që ka për qëllim që ti inspirojë njerëzit për një jetë më të mirë dhe krijimin e një ambienti më paqësor dhe pa paragjykime”, tregoi Zana.
Zana për fund tha se për të, kjo ekspiriencë ka qenë një nga proceset më të bukura, e sidomos puna me aktorët gjatë shfaqjes, sepse është rikthyer në teatër dhe kjo shfaqje vjen me ekipin e duhur dhe në kohën e duhur, me gjithsej 16 aktorë dhe me koreografin Robert Nuha.
Në rolet kryesore në këtë shfaqje luajnë: Çun Lajçi, Shkëlzen Veseli, Anisa Ismajli, Armend Ballazhi dhe aktorë të tjerë.