Në kuadër të projektit ‘BasketShishe’ në Gjilan nesër (18.12.18) në Bibliotekën e qytetit ‘Fan S. Noli’, është organizuar diskutimi mbi vetëdijësimin dhe rëndësinë e riciklimit të shisheve të plastikës.
Projekti ‘BasketShishe’, këtë herë ka vendosur që nëprmes vullnetarëve dhe kontribuesve të këtij projekti të prezantojë aktivitetet dhe të arriturat në këtë aspekt.
“BasketShishe” është projekt i fituar nga projekti “TruAktiv Summit” i implementuar nga “Sbunker”. BasketShishe si iniciativë vullnetare ka për synim vetëdijësimin e grup moshave të reja për rëndësinë e riciklimit të shisheve të plastikës dhe cështjeve të ambientit.
Ky panel është i hapur për të gjithë të rinjët e këaj komune në mënyrë që të rritë vetëdijen dhe për të inofrmuar të rinjët për tu kujdesur për natyrën dhe për të filluar riciklimin e plastikës.