Tashmë kanë përfunduar xhirimet e filmit “Kodi i nderit” me skenar dhe regji të Valton Jakupit, me asistente të regjisë Anita Muriqin dhe producent Bajram dhe Lumnije Sylejmanin.
Se për çfarë bëhet fjalë në këtë Dramë, për Radio KFOR-in, foli vet regjisori Valton Jakupi:
“Filmi bën fjalë për një familje të varfër, kryefamiljari i të cilës i detyron fëmijët të dalin në rrugë për të shitur cigare në mënyrë që ai të ketë para për alkool dhe bixhoz. Pas vdekjes së nënës, babai i fëmijëve martohet dhe krijon familje të re, me ç’rast njerka i largon fëmijët e tij nga shtëpia në mes të natës, por pas 25 vitesh, djaloshi jetim bëhet avokat i njohur. Kështu pak a shumë zhvillohet kjo ngjarje prekëse”.
Ndërsa, për të gjithë artdashësit, kuptuam gjithashtu se filmi është realizim i kompanisë “International Film Europe Swiss” dhe pritet të shfaqet për publikun në muajin prill të vitit 2019.